Albanian Bible

Luka 24

Gjoni

Return to Index

Chapter 1

1

  Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi.

2

  Ai (fjala) ishte nė fillim me Perėndinė.

3

  Tė gjitha gjėrat u bėnė me anė tė tij (fjala), dhe pa atė nuk u bė asnjė nga ato qė u bėnė.

4

  Nė atė ishte jeta, dhe jeta ishte drita e njerėzve.

5

  Dhe drita shkėlqen nė errėsirė dhe errėsira nuk e kuptoi.

6

  Qe njė njeri i dėrguar nga Perendia; emri i tij ishte Gjon.

7

  Ai erdhi si dėshmitar, pėr tė dėshmuar pėr dritėn, qė tė gjithė tė besonin nėpėrmjet tij;

8

  ai nuk ishte drita, por u dėrgua pėr tė dėshmuar pėr dritėn.

9

  Ai (fjala) ishte drita e vėrtetė, qė ndriēon ēdo njeri qė vjen nė botė.

10

  Ai (fjala) ishte nė botė, dhe bota u krijua me anė tė tij, por bota nuk e njohu.

11

  Ai erdhi nė shtėpinė e vet dhe tė vetėt nuk e pranuan,

12

  por tė gjithė atyre qė e pranuan, ai u dha pushtetin tė bėhen bij tė Perėndisė, atyre qė besojnė nė emrin e tij,

13

  tė cilėt nuk janė lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janė lindur nga Perėndia.

14

  Dhe Fjala u bė mish dhe banoi ndėr ne; dhe ne soditėm lavdinė e tij, si lavdia e tė vetėmlindurit prej Atit, plot hir e tė vėrtetė.

15

  Gjoni dėshmoi pėr tė dhe thirri duke thėnė: ``Ky ėshtė ai, pėr tė cilin thashė: "Ai qė vjen pas meje mė ka paraprirė, sepse ishte pėrpara meje"``.

16

  Dhe ne tė gjithė morėm, prej mbushullisė sė tij, hir mbi hir.

17

  Sepse Ligji u dha nėpėrmjet Moisiut, por hiri dhe e vėrteta erdhėn nėpėrmjet Jezu Krishtit.

18

  Askush s`e pa Perėndinė kurrė; i vetėmlinduri Bir, qė ėshtė nė gjirin e t`Et, ėshtė ai qė e ka bėrė tė njohur.

19

  Dhe kjo ėshtė dėshmia e Gjonit, kur Judenjtė i dėrguan nga Jeruzalemi priftėrinj dhe levitė pėr ta pyetur: ``Kush je ti?``.

20

  Ai edhe e rrėfeu, edhe nuk e mohoi, dhe rrėfeu: ``Unė nuk jam Krishti``.

21

  Atėherė ata e pyetėn: ``Kush je, pra? A je Elia?``. Ai tha: ``Nuk jam!``. ``Je ti profeti?``. Dhe ai pėrgjigjej: ``Jo!``.

22

  Atėherė ata i thanė: ``Kush je ti, qė t`u japim pėrgjigje atyre qė na dėrguan? Ē`thua pėr veten tėnde?``.

23

  Ai u pėrgjigj: ``Unė jam zėri i atij qė bėrtet nė shkretėtirė: drejtoni udhėn e Zotit, sikurse tha profeti Isaia``.

24

  Dhe ata qė qenė dėrguar, ishin nga farisenjtė;

25

  ata e pyetėn dhe i thanė: ``Atėherė pse ti pagėzon, kur nuk je as Krishti, as Elia, as profeti?``.

26

  Gjoni iu pėrgjigj atyre, duke thėnė: ``Unė pagėzoj me ujė, por midis jush ėshtė njė qė ju nuk e njihni.

27

  Ai ėshtė ai qė vjen pas meje e mė paraprin, tė cilit unė nuk jam i denjė t`ia zgjidh lidhėsen e sandaleve``.

28

  Kėto gjėra ndodhėn nė Betabara, pėrtej Jordanit, ku Gjoni po pagėzonte.

29

  Tė nesėrmen, Gjoni e pa Jezusin qė po vinte drejt tij dhe tha: ``Ja, Qengji i Perėndisė, qė heq mėkatin e botės!

30

  Ky ėshtė ai pėr tė cilin unė thashė: "Mbas meje vjen njė burrė qė mė ka paraprirė, sepse ishte pėrpara meje!".

31

  Unė nuk e njihja, prandaj erdha tė pagėzoj me ujė, qė ky t`i zbulohet Izraelit``.

32

  Dhe Gjoni dėshmoi duke thėnė: ``E pashė Frymėn duke zbritur nga qielli si njė pėllumb dhe ndenji mbi tė.

33

  Unė nuk e njihja, por ai qė mė dėrgoi tė pagėzoj nė ujė, mė tha: "Ai, mbi tė cilin do tė shikosh se zbret Fryma dhe qėndron mbi tė, ėshtė ai qė pagėzon me Frymėn e Shenjtė".

34

  Dhe unė pashė e dėshmova se ai ėshtė Biri i Perėndisė``.

35

  Tė nesėrmen Gjoni rrinte pėrsėri atje me dy nga dishepujt e vet.

36

  Dhe, duke i ngulur sytė mbi Jezusin qė po kalonte, tha: ``Ja Qengji i Perėndisė!``.

37

  Dhe tė dy dishepujt dėgjuan atė duke folur, dhe e ndoqėn Jezusin.

38

  Por Jezusi u kthye dhe, kur pa se po e ndiqnin, u tha atyre: ``Ē`kėrkoni?``. Ata i thanė: ``Rabbi (qė e pėrkthyer do tė thotė "mėsues"), ku banon?``.

39

  Ai iu pėrgjigj atyre: ``Ejani e shikoni``. Ata shkuan dhe e panė ku banonte ai, dhe ndenjėn atė ditė bashkė me tė. Ishte rreth orės dhjetė.

40

  Andrea, vėllai i Simon Pjetrit, ishte njė nga ata tė dy qė e kishin dėgjuar kėtė nga Gjoni dhe kishin ndjekur Jezusin.

41

  Ky gjeti mė tė parin vėllanė e vet, Simonin, dhe i tha: ``E gjetėm Mesian qė pėrkthyer do tė thotė: "Krishti"``;

42

  dhe e ēoi te Jezusi. Atėherė Jezusi e shikoi dhe tha: ``Ti je Simoni, bir i Jonas. Ti do tė quhesh Kefa, qė do tė thotė: "gur"``.

43

  Tė nesėrmen, Jezusi donte tė dilte nė Galile; gjeti Filipin dhe i tha: ``Ndiqmė!``.

44

  Dhe Filipi ishte nga Betsaida, nga i njejti qytet i Andreas dhe i Pjetrit.

45

  Filipi gjeti Natanaelin dhe i tha: ``E gjetėm atė, pėr tė cilin shkroi Moisiu nė ligj dhe profetėt: Jezusin nga Nazareti, tė birin e Jozefit!``.

46

  Dhe Natanaeli i tha: ``A mund tė dalė diēka e mirė nga Nazareti?``. Filipi i tha: ``Eja e shih!``.

47

  Jezusi pa se Natanaeli po vinte drejt tij dhe tha pėr tė: ``Ja njė Izraelit i vėrtetė, tek i cili s`ka mashtrim``.

48

  Natanaeli i tha: ``Nga mė njeh?``. Jezusi u pėrgjigj dhe i tha: ``Tė pashė kur ishe nėn fik, para se tė tė thėrriste Filipi``.

49

  Natanaeli duke iu pėrgjigjur tha: ``Mėsues, ti je Biri i Perėndisė, ti je mbreti i Izraelit!``.

50

  Jezusi u pėrgjigj dhe i tha: ``Sepse tė thashė se tė pashė nėn fik, ti beson; do tė shohėsh gjėra mė tė mėdha se kėto!``.

51

  Pastaj i tha: ``Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se tash e tutje ju do tė shihni qiellin e hapur dhe engjėjt e Perėndisė duke u ngjitur dhe duke zbritur mbi Birin e njeriut``.

Gjoni 2

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: