Albanian Bible

Ezekieli 11

Ezekieli

Return to Index

Chapter 12

1

  Fjala e Zotit m`u drejtua, duke thėnė:

2

  "Bir njeriu, ti banon nė mes tė njė shtėpie rebele, qė kanė sy pėr tė parė, por nuk shohin, vesh pėr tė dėgjuar, por nuk dėgjojnė, sepse janė njė shtėpi rebele.

3

  Prandaj, bir njeriu, pėrgatit plaēkat pėr mėrgim dhe shko nė mėrgim ditėn para syve tė tyre. Ti do tė nisesh pėr mėrgim nga vendi ku je nė njė vend tjetėr para syve tė tyre; ndofta do ta kuptojnė se janė njė shtėpi rebele.

4

  Do tė ēosh, pra, plaēkat e tua ditėn para syve tė tyre, bagazhin tėnd si bagazh i dikujt qė shkon nė mėrgim; pastaj nė mbėmje do tė dalėsh para syve tė tyre, si ata qė shkojnė nė mėrgim.

5

  Bėj njė vrimė nė mur para syve tė tyre dhe nėpėrmjet kėsaj nxirr bagazhin tėnd.

6

  Do ta mbash mbi kurriz para syve tė tyre, do ta ēosh jashtė nė terr; do tė mbulosh fytyrėn pėr tė mos shikuar tokėn, sepse tė kam bėrė ty njė shenjė pėr shtėpinė e Izraelit".

7

  Unė bėra pikėrisht ashtu si mė kishte urdhėruar; ditėn nxora jashtė bagazhin tim, si bagazhi i dikujt qė shkon nė mėrgim dhe nė mbrėmje, me duar, hapa njė vrimė nė mur; kur u err e ēova jashtė bagazhin tim dhe e vura mbi kurriz para syve tė tyre.

8

  Nė mėngjes fjala e Zotit m`u drejtua, duke thėnė:

9

  "Bir njeriu, nuk tė ka kėrkuar shtėpia e Izraelit, kjo shtėpi rebele: "Ēfarė po bėn?".

10

  U thuaj atyre: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Ky orakull ka tė bėjė me princin qė ėshtė nė Jeruzalem dhe me tėrė shtėpinė e Izraelit qė banon aty".

11

  Thuaj: Unė jam njė shenjė pėr ju; ashtu si bėra unė, kėshtu do t`u bėhet atyre: ata do tė shkojnė nė mėrgim, nė robėri.

12

  Princi qė ėshtė nė mes tyre do tė mbajė bagazhin e tij mbi kurriz nė terr dhe do tė dalė; do tė bėjnė njė vrimė nė mur qė ai tė dalė nėpėrmjet saj; ai do tė mbulojė fytyrėn pėr tė mos parė tokėn me sytė e tij.

13

  Por unė do tė shtrij rrjetėn time mbi tė dhe ai do tė kapet nė lakun tim; do ta ēoj pastaj nė Babiloni, nė vendin e Kaldeasve; por ai nuk ka pėr ta parė dhe do tė vdesė atje.

14

  Do tė shpėrndaj nė tė gjitha erėrat ata qė i rrijnė rreth e qark pėr ta ndihmuar dhe tėrė trupat e tij, dhe do ta zhvesh shpatėn prapa tyre.

15

  Atėherė do tė pranojnė qė unė jam Zoti kur do ti kem shpėrndarė midis kombeve dhe vendeve tė ndryshme.

16

  Por do tė fal njė numėr tė vogėl nga shpata, nga uria dhe murtaja, me qėllim qė tė tregojnė tė gjitha veprimet e tyre tė neveritshme midis kombeve ku do tė shkojnė; atėherė do tė pranojnė qė unė jam Zoti".

17

  Fjala e Zotit m`u drejtua akoma, duke thėnė:

18

  "Bir njeriu, ha bukėn tėnde me drithtimė dhe pije ujin tėnd me shqetėsim dhe me ankth.

19

  Do t`i thuash pastaj popullit tė vendit: Kėshtu u thotė Zoti, Zoti, banorėve tė Jeruzalemit nė tokėn e Izraelit: Do tė hanė bukėn e tyre nė pikėllim dhe do ta pinė ujin e tyre nė tmerr, sepse vendi i tyre do tė zhvishet nga gjithė ato qė ka pėr shkak tė ligėsisė tė mbarė njerėzve qė banojnė aty.

20

  Qytetet e banuara do tė shkatėrrohen dhe vendi do tė shkretohet; kėshtu do tė pranoni qė unė jam Zoti".

21

  Fjala e Zotit mu drejtua pėrsėri duke, duke thėnė:

22

  "Bir njeriu: Ēfarė ėshtė ajo e thėnė pėr vendin e Izraelit e cila pohon se: "Ditėt po zgjaten dhe ēdo vegim pakėsohet"?

23

  Prandaj u thuaj atyre: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Unė do tė bėj tė pushojė kjo e thėnė dhe tė mos e pėrmendin mė nė Izrael. Bile u thuaj atyre: Po afrohen ditėt dhe realizimi i fjalės sė ēdo vegimi,

24

  sepse nuk do tė ketė mė asnjė vegim tė rremė as shortari tė gėnjeshtėrt nė mes tė shtėpisė sė Izraelit.

25

  Sepse unė, Zoti, do tė flas, dhe fjala qė do shqiptoj do tė kryhet pa asnjė mėdyshje. Po, nė ditėt tuaja, o shtėpi rebele, unė do tė shqiptoj njė fjalė dhe do ta realizoj", thotė Zoti, Zoti.

26

  Fjala e Zotit m`u drejtua akoma, duke thėnė:

27

  "Bir njeriu, ja, shtėpia e Izraelit thotė: "Vegimi qė ai shikon ka tė bėjė me shumė ditė tė sė ardhmes, dhe ai profetizon pėr kohra tė largėta".

28

  Prandaj u thuaj atyre: Kėshtu thotė Zoti, Zoti; asnjė nga fjalėt e mia nuk do tė shtyhet mė, por fjala qė unė do tė shqiptoj do tė realizohet", thotė Zoti, Zoti.

Ezekieli 13

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: