Albanian Bible

1 i Samuelit 15

1 i Samuelit

Return to Index

Chapter 16

1

  Zoti i tha Samuelit: "Deri kur do tė mbash zi pėr Saulin, kurse unė e kam hedhur poshtė qė mos mbretėrojė mbi Izrael? Mbushe me vaj bririn tėnd dhe nisu; po tė dėrgoj tek Isai, Betlemiti, sepse kam zgjedhur njė mbret midis bijve tė tij".

2

  Samueli u pėrgjigj: "Si mund tė shkoj? Sauli ka pėr ta mėsuar dhe do tė mė vrasė". Zoti tha: "Do tė marėsh me vete njė mėshqerre dhe do tė thuash: "Kam ardhur pėr t`i ofruar njė flijim Zotit".

3

  Do tė ftosh Isain nė ceremoninė e flijimit, unė do tė tė tregoj atė qė duhet tė bėsh, dhe ti ke pėr tė vajosur atė qė do tė tė them unė".

4

  Kėshtu Samueli bėri atė qė i kishte thėnė Zoti dhe shkoi nė Betlem; pleqtė e qytetit i dolėn pėrpara duke u dridhur dhe i thanė: "Po na vjen nė mėnyrė paqėsore?".

5

  Ai u pėrgjegj "Vij nė mėnyrė paqėsore; kam ardhur pėr t`i ofruar njė flijim Zotit; pastrohuni dhe ejani me mua nė flijim". Vuri tė pastrohen edhe Isain dhe bijtė e tij dhe i ftoi nė flijim.

6

  Kur ata arritėn, ai ia vuri syrin Eliabit dhe tha: "Me siguri i vajosuri i Zotit ėshtė para tij".

7

  Por Zoti i tha Samuelit: "Mos ia shiko as pamjen as shtatgjatėsinė, sepse unė e kam refuzuar, sepse Zoti nuk shikon si shikon njeriu, njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrėn".

8

  Atėherė Isai thirri Abinadabin dhe e bėri tė kalojė pėrpara Samuelit; por Samueli tha: "Zoti nuk zgjodhi as kėtė".

9

  Pastaj Isai bėri tė kalojė Shamahu, por Samueli tha: "Zoti nuk zgjodhi as kėtė".

10

  Kėshtu Isai bėri tė kalojnė shtatė nga bijtė e tij pėrpara Samuelit; por Samueli i tha Isait: "Zoti nuk zgjodhi asnjė prej tyre".

11

  Pastaj Samueli i tha Isait: "A janė kėtu tėrė bijtė e tu?". Ai u pėrgjigj: "Mungon mė i riu qė tani ėshtė duke kullotur delet". Samueli i tha Isait: "Dėrgo ta sjellin, sepse nuk do tė shtrohemi nė tryezė para se ai tė vijė kėtu".

12

  Atėherė ai dėrgoi njerėz ta marrin. Davidi ishte kuqalash, me sy tė bukur dhe pamje tė hijshme. Dhe Zoti tha: "Ngrihu, vajose se ai ėshtė".

13

  Atėherė Samueli mori bririn e vajit dhe e vajosi para vėllezėrve tė tij; qė nga ajo ditė Fryma e Zotit zbriti te Davidi. Pastaj Samueli u ngrit dhe shkoi nė Ramah.

14

  Fryma e Zotit ishte larguar nga Sauli dhe njė frym i keq e terrorizonte nga ana e Zotit.

15

  Shėrbėtorėt e Saulit i thanė "Ja, njė frym i keq tė shqetėson nga ana e Perėndisė.

16

  Zoti ynė tė urdhėrojė, pra, qė shėrbėtorėt e tu qė rrinė pėrpara teje tė gjejnė njė njeri qė i bie mirė harpės; kur pastaj fryma e keq nga ana e Perėndisė do tė tė zotėrojė, ai do t`i bjerė harpės dhe ti do ta ndjesh veten mirė".

17

  Sauli u tha shėrbėtorėve tė tij: "Mė gjeni njė njeri qė i bie mirė dhe ma sillni".

18

  Atėherė njė nga shėrbėtorėt filloi tė thotė: Ja, unė pashė njė nga bijtė e Isait, Betlemitit, qė i bie mirė dhe qė ėshtė njė njeri i fortė dhe trim, i shkathėt nė luftim, gojėtar i hijshėm; dhe Zoti ėshtė me tė".

19

  Sauli, pra, i dėrgoi lajmėtarė Isait pėr t`i thėnė: "Mė dėrgo birin tėnd Davidin, qė ėshtė me kopenė".

20

  Atėherė Isai mori njė gomar tė ngarkuar me bukė, njė calik me verė, njė kec dhe ia dėrgoi Saulit me anė tė Davidit, birit tė tij.

21

  Davidi arriti te Sauli dhe hyri nė shėrbim tė tij; Saulit i hyri nė zemėr dhe e bėri shqyrtar tė tij.

22

  Sauli dėrgoi pastaj t`i thonė Isait: "Tė lutem, lėre Davidin nė shėrbimin tim, sepse ai gėzon hirin tim".

23

  Kur fryma e keq nga ana e Perėndisė sundonte mbi Saulin, Davidi merrte harpėn dhe i binte; atėherė Sauli e ndjente veten tė qetėsuar dhe mė mirė dhe fryma e keqe largohej prej tij.

1 i Samuelit 17

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: