Albanian Bible

Gjyqtarėt 6

Gjyqtarėt

Return to Index

Chapter 7

1

  Jerubaali, pra, (domethėnė Gedeoni) dhe gjithė njerėzit qė ishin me tė u ngritėn herėt nė mėngjes dhe fushuan pranė burimit tė Harodit. Kampi i Madianit ndodhej nė veri tė tyre, pranė kodrės sė Morehut, nė luginė.

2

  Atėherė Zoti i tha Gedeonit: "Pėr mua njerėzia qė ėshtė me ty ėshtė tepėr e madhe, qė unė tė jap Madianin nė duart e tij; Izraeli do tė mund tė mburrej para meje duke thėnė: "Éshtė dora ime qė mė ka shpėtuar".

3

  Prandaj shpalli tėrė popullit, duke i thėnė: "Ai qė ka frikė dhe dridhet, le tė kthehet prapa dhe tė largohet nga mali i Galaadit"". Atėherė u kthyen prapa njėzet e dy mijė burra dhe mbetėn nė vend dhjetė mijė.

4

  Zoti i tha Gedeonit: "Njerėzit janė pėrsėri shumė; bėji tė zbresin nė ujė dhe atje do t`i vė nė provė pėr ty. Ai pėr tė cilin do tė them: "Ky tė vijė me ty", ka pėr tė ardhur me ty; dhe ai pėr tė cilin do tė them: "Ky mos tė vijė me ty, nuk ka pėr tė ardhur".

5

  Gedeoni i vuri njerėzit tė zbrisnin nė ujė; dhe Zoti tha: "Tėrė ata qė do tė lėpijnė ujin me gjuhė, ashtu siē e lėpinė qeni, do t`i vėsh mėnjanė; dhe kėshtu do tė veprosh edhe me tė gjithė ata qė do tė gjunjėzohen pėr tė pirė ujė".

6

  Numri i atyre qė lėpinė ujin duke e ēuar nė gojė me dorė arriti nė treqind veta; gjithė tė tjerėt u gjunjėzuan pėr tė pirė ujė.

7

  Atėherė Zoti i tha Gedeonit: "Me anė tė treqind burrave qė lėpinė ujin unė do t`ju shpėtoj dhe do t`i jap Madianitėt nė duart e tua. Gjithė tė tjerat le tė kthehen nė shtėpitė e tyre".

8

  Atėherė treqind burrat morėn nė duart e tyre ushqimet dhe boritė e tyre; kėshtu Gedeoni i ktheu tėrė burrat e tjerė tė Izraelit, secilin nė ēadrėn e tij, por mbajti me vete treqind burrat. Kampi i Madianit gjendej poshtė tij, nė luginė.

9

  Po atė natė Zoti i tha Gedeonit: "Ēohu dhe bjeri kampit, sepse unė ta kam lėnė ty nė dorė.

10

  Por nė rast se ke frikė ta bėsh, zbrit nė kamp me Purahun, shėrbėtorin tėnd,

11

  dhe do tė dėgjosh ēfarė thonė; mbas kėsaj, duart e tua do tė forcohen dhe do tė jesh nė gjendje tė sulmosh kampin". Ai zbriti, pra, deri nė pozicionet e pėrparuara tė kampit bashkė me Purahun, shėrbėtorin e tij.

12

  Por Madianitėt, Amalekitėt dhe tėrė bijtė e lindjes ishin shpėrndarė nė luginė si njė mori karkalecash dhe devetė e tyre tė panumėrta ishin si rėra qė ndodhet mbi bregun e detit.

13

  Kur arriti Gedeoni, njė burrė po i tregonte njė shoku tė vet njė ėndėrr qė kishte parė dhe thoshte: "Sapo pashė njė ėndėrr; mė dukej sikur kisha pėrpara njė bukė prej elbi qė rrokullisej nė drejtim tė kampit tė Madianit, arrinte nė ēadėr dhe e godiste duke e pėrmbysur dhe duke e rrėzuar".

14

  Atėherė shoku i tij iu pėrgjegj dhe i tha: "Kjo nuk ėshtė tjetėr veēse shpata e Gedeonit, birit tė Joashit, burrė i Izraelit; nė duart e tij Perėndia e ka lėnė Madianin dhe tėrė kampin".

15

  Mbasi dėgjoi tregimin e ėndrrės dhe interpretimin e saj, Gedeoni ra pėrmbys nė shenjė adhurimi; pastaj u kthye nė kampin e Izraelit dhe tha: "Ēohuni se Zoti ka dhėnė nė duart tuaja kampin e Madianit!".

16

  Pastaj i ndau tė treqind burrat nė tre grupe dhe i dorėzoi secilit prej tyre bori dhe enė boshe me nga njė pishtar brenda;

17

  dhe u tha: "Shikomėni mua dhe veproni ashtu si do tė veproj unė; kur tė kem arritur nė kufijtė e kampit, ju do tė veproni pikėrisht si unė.

18

  Kur do t`i bie borisė, unė dhe tė gjithė ata qė janė me mua, edhe ju do t`i bini borive rreth e qark gjithė kampit dhe do tė bėrtisni: "Pėr Zotin dhe pėr Gedeonin"".

19

  Gedeoni dhe njėqind burrat qė ishin me tė arritėn nė buzė tė kampit nė prag tė mesnatės, fill pas ndėrrimit tė rojeve. Ata u ranė borive dhe thyen enėt qė mbanin nė dorė.

20

  Atėherė tė tre grupimet u ranė borive dhe thyen enėt duke mbajtur me dorėn e majtė pishtarėt dhe me atė tė djathtė boritė, dhe filluan tė bėrtisnin: "Shpata e Zotitt dhe e Gedeonit!".

21

  Secili prej tyre qėndroi nė vendin e tij rreth kampit; e tėrė ushtria armike pėrkundrazi filloi tė rendė, tė bėrtasė dhe tė ikė me vrap.

22

  Ndėrsa treqind burrat u binin borive, Zoti e ktheu shpatėn e secilit kundėr shokut tė tij nė tėrė kampin. Ushtria armike ia mbathi nė Beth-Shitah nė drejtim tė Tserahut, deri nė buzė tė Abel-Meholahut pranė Tabathit.

23

  Atėherė Izraelitėt e Neftalit, tė Asherit dhe tė tėrė Manasit u mblodhėn dhe i ndoqėn Madianitėt.

24

  Gedeoni dėrgoi pastaj lajmėtarė nė tė gjithė krahinėn malore tė Efraimit pėr tė thėnė: "Zbrisni kundėr Madianitėve dhe shtini nė dorė vatė e lumenjve deri nė Beth-Barah dhe nė Jordan". Kėshtu tėrė burrat e Efraimit u mblodhėn dhe zunė vatė e lumenjve deri nė Beth-Barah dhe nė Jordan.

25

  Dhe zunė dy princa tė Madianit, Orebin dhe Zeebin; Orebin e vranė nė shkėmbin e Orebit dhe Zeebin nė grykėn e Zeebit. I ndoqėn Madianitėt dhe ia ēuan kokat e Orebit dhe tė Zeebit Gedeonit nė krahun tjetėr tė Jordanit.

Gjyqtarėt 8

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: