Albanian Bible

Numrat 15

Numrat

Return to Index

Chapter 16

1

  Koreu, bir i Itsharit, bir i Kehathit, bir i Levit, tok me Dathanin dhe Abiramin, birin e Eliabit, dhe me Onin, birin e Pelethit, bij tė Rubenit,

2

  u ngritėn para Moisiut, sė bashku me disa bij tė tjerė tė Izraelit, dyqind e pesėdhjetė prijės tė asamblesė, anėtarė tė emėruar tė kėshillit, njerėz qė u shkonte fjala.

3

  Ata u mblodhėn kundėr Moisiut dhe Aaronit, dhe u thanė: "Mjaft mė me ju, sepse tėrė asambleja ėshtė e shenjtė, secili nga anėtarėt e tij, dhe Zoti ėshtė nė mes tyre; pse, pra, ngriheni mbi asamblenė e Zotit?".

4

  Me tė dėgjuar kėto fjalė, Moisiu ra pėrmbys me fytyrėn pėr tokė;

5

  pastaj i foli Koreut dhe gjithė njerėzve tė tij, duke u thėnė: "Nesėr nė mėngjes Zoti do tė tregojė kush ėshtė i tij dhe kush ėshtė i shenjtė, dhe ai do ta afrojė pranė vetes; do tė afrojė pranė vetes atė qė ai ka zgjedhur.

6

  Bėni kėshtu: merrni temjanica, ti Kore, dhe gjithė njerėzit e tu;

7

  nesėr i mbushni me zjarr dhe u hidhni sipėr temjan para Zotit; dhe ai qė Zoti do tė ketė zgjedhur do tė jetė i shenjtė. E kaluat masėn, o bij tė Levit!".

8

  Pastaj Moisiu i tha Koreut: "Tani dėgjoni, o bij tė Levit!

9

  A ėshtė gjė e vogėl pėr ju qė Perėndia i Izraelit ju ka ndarė nga asambleja e Izraelit dhe ju ka afruar ndaj vetes qė tė kryeni shėrbimin e tabernakullit tė Zotit dhe qė tė rrini pėrpara asamblesė dhe t`u shėrbeni atyre?

10

  Ai ju ka afruar ndaj vetes ty dhe tė gjithė vėllezėrit e tu, bij tė Levit bashkė me ty. Po tani kėrkon tė kesh edhe priftėrinė?

11

  Pėr kėtė arsye ti edhe tėrė njerėzit e tu jeni mbledhur kundėr Zotit. Dhe kush ėshtė Aaroni qė tė murmurisni kundėr tij?".

12

  Atėherė Moisiu dėrgoi tė thėrrasin Datanin dhe Abiramin, bij tė Eliabit; por ata thanė: "Ne nuk do tė ngjitemi.

13

  A ėshtė vallė gjė e vogėl qė na nxore nga njė vend ku rrjedh qumėsht dhe mjaltė, pėr tė na lėnė tė vdesim nė shkretėtirė, me qėllim qė ti tė sundosh mbi ne?

14

  Pėrveē kėsaj nuk na ēove nė njė vend ku rrjedh qumėsht dhe mjaltė dhe nuk na ke lėnė si trashėgim fusha dhe vreshta! Dėshiron ti t`u nxjerrėsh sytė kėtyre njerėzve? Nuk do tė ngjitemi".

15

  Atėherė Moisiu u zemėrua shumė dhe i tha Zotit: "Mos prano blatimin e tyre; unė nuk kam marrė prej tyre as edhe njė gomar dhe nuk u kam bėrė atyre asnjė padrejtėsi".

16

  Pastaj Moisiu i tha Koreut: "Ti dhe gjithė njerėzit e tu paraqituni nesėr para Zotit, ti dhe ata bashkė me Aaronin;

17

  dhe secili prej jush tė marrė temjanicėn e tij, t`i shtjerė temjan dhe secili tė sjellė temjanicėn e tij para Zotit; do tė jenė dyqind e pesėdhjetė temjanica. Edhe ti dhe Aaroni do tė merrni secili temjanicėn e tij".

18

  Dhe kėshtu secili mori temjanicėn e tij, e mbushi me zjarr, vuri pėrsipėr temjan dhe qėndroi nė hyrjen e ēadrės sė mbledhjes bashkė me Moisiun dhe Aaronin.

19

  Koreu thirri tėrė asamblenė kundėr tyre nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes; dhe lavdia e Zotit u shfaq para tėrė asamblesė.

20

  Atėherė Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thėnė:

21

  "Ndahuni nga kjo asamble dhe unė do t`i zhduk nė njė ēast".

22

  Por ata ranė pėrmbys me fytyrėn pėr tokė dhe thanė: "O Perėndi, Perėndia i frymėve tė ēdo mishi! Sepse njė njeri i vetėm ka mėkatuar, a duhet tė zemėrohesh ti me tė gjithė asamblenė?".

23

  Atėherė Zoti i foli Moisiut, duke i thėnė:

24

  "Foli asamblesė dhe u thuaj: "Largohuni nga afėrsia e banesės sė Koreut, tė Dathanit dhe tė Abiramit"".

25

  Pastaj Moisiu u ngrit dhe shkoi te Datani dhe Abirami; atė e ndoqėn pleqtė e Izraelit.

26

  Pas kėsaj i foli asamblesė duke thėnė: "Largohuni nga ēadrat e kėtyre njerėzve tė kėqij, dhe mos prekni asgjė qė u pėrket atyre qė tė mos treteni nė tė gjitha mėkatet e tyre".

27

  Kėshtu ata u larguan nga afėrsia e banesės sė Koreut, tė Datanit dhe tė Abiramit. Datani dhe Abirami dolėn dhe u ndalėn nė hyrje tė ēadrave tė tyre bashkė me gratė e tyre, me bijtė e tyre dhe me tė vegjėlit e tyre.

28

  Atėherė Moisiu tha: "Nga kjo do tė mėsoni qė Zoti mė ka dėrguar pėr tė bėrė tėrė kėto vepra dhe se nuk kam vepruar me kokėn time.

29

  Nė qoftė se kėta njerėz vdesin si vdesin gjithė njerėzit, nė qoftė se fati i tyre ėshtė fati i pėrbashkėt i tė gjithė njerėzve, Zoti nuk mė ka dėrguar;

30

  por nė qoftė se Zoti bėn diēka tė re, nė qoftė se toka hap gojėn e saj dhe gėlltit ata dhe ēdo gjė qė ata kanė, dhe ata zbresin tė gjallė nė Sheol, atėherė do tė pranoni qė kėta njerėz kanė pėrēmuar Zotin.

31

  Por ndodhi qė, posa mbaroi shqiptimi i kėtyre fjalėve, dheu u ēa poshtė tyre,

32

  toka hapi gojėn e saj dhe i gėlltiti me gjithė familjet e tyre, me tė gjithė njerėzit qė mbanin anėn e Koreut, me tė gjitha pasuritė e tyre.

33

  Kėshtu zbritėn tė gjallė nė Sheol; toka u mbyll mbi ta dhe ata u zhdukėn nga asambleja.

34

  Tėrė Izraeli qė ndodhej rreth tyre, duke dėgjuar britmat e tyre ua mbathi kėmbėve, sepse thoshte: "Tė mos na gėlltisė toka edhe ne!".

35

  Dhe njė zjarr doli nga prania e Zotit dhe gėlltiti dyqind e pesėdhjetė veta qė ofronin temjanin.

36

  Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thėnė:

37

  "I thuaj Eleazarit, birit tė priftit Aaron, tė nxjerrė jashtė temjanicat nga zjarri, sepse ato janė tė shenjta dhe ta hedhė zjarrin larg;

38

  dhe nga temjanicat e atyre qė kanė kryer mėkate duke vėnė nė rrezik jetėn e tyre, tė bėhen aq petėza tė rrahura pėr tė veshur altarin, sepse i kanė paraqitur para Zotit dhe pėr kėtė arėsye janė tė shenjta; dhe do tė shėrbejnė si njė qortim pėr bijtė e Izraelit".

39

  Kėshtu prifti Eleazar mori temjanicat prej bronzi tė paraqitura prej atyre qė ishin djegur, dhe bėri petėza pėr tė veshur altarin,

40

  me qėllim qė t`u shėrbenin si kujtim bijve tė Izraelit, dhe asnjė i huaj qė nuk ishte nga fisi i Aaronit tė afrohej pėr tė ofruar temjan para Zotit dhe tė mos pėsonte fatin e Koreut dhe tė njerėzve tė tij, ashtu si Zoti i kishte thėnė me anė tė Moisiut.

41

  Tė nesėrmen gjithė asambleja e bijve tė Izraelit murmuriti kundėr Moisiut dhe Aaronit, duke thėnė: "Ju keni bėrė tė vdesė populli i Zotit".

42

  Por ndodhi qė, ndėrsa asambleja po mblidhej kundėr Moisiut dhe Aaronit, ata u kthyen nga ēadra e mbledhjes; dhe ja, reja e mbulonte atė dhe u shfaq lavdia e Zotit.

43

  Atėherė Moisiu dhe Aaroni shkuan pėrpara ēadrės sė mbledhjes.

44

  Dhe Zoti i foli Moisiut, duke i thėnė:

45

  "Largohuni nga kjo asamble dhe unė do t`i zhduk nė njė ēast". Dhe ata ranė pėrmbys me fytyrėn pėr tokė.

46

  Kėshtu Moisiu i tha Aaronit: "Merr temjanicėn, vėr brenda saj zjarr tė marrė nga altari, vendos mbi tė temjan dhe ēoje shpejt nė mes tė asamblesė, dhe bėj shlyerjen e fajit pėr ta, sepse ka shpėrthyer zemėrimi i Zotit, dhe plaga ka filluar".

47

  Atėherė Aaroni mori temjanicėn, ashtu siē kishte thėnė Moisiu, dhe vrapoi nė mes tė asamblesė; dhe ja, fatkeqėsia kishte filluar nė mes tė popullit; kėshtu ai vuri temjanin nė temjanicėn dhe bėri shlyerjen pėr popullin.

48

  Dhe u ndal midis tė gjallėve dhe tė vdekurve, dhe fatkeqėsia u ndal.

49

  Ata qė vdiqėn nga fatkeqėsia ishin katėrmbėdhjetė mijė e shtatėqind veta, pėrveē atyre qė kishin vdekur pėr ngjarjet e Koreut.

50

  Kėshtu Aaroni u kthye te Moisiu nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes, sepse fatkeqėsia ishte ndalur.

Numrat 17

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: