Albanian Bible

Eksodi 19

Eksodi

Return to Index

Chapter 20

1

  Atėherė Perėndia shqiptoi tėrė kėto fjalė, duke thėnė:

2

  "Unė jam Zoti, Perėndia yt, qė tė nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtėpia e skllavėrisė.

3

  Nuk do tė kesh perėndi tė tjerė para meje.

4

  Nuk do tė bėsh skulpturė ose shėmbėlltyrė tė asnjė gjėje qė ndodhet aty nė qiejt ose kėtu poshtė nė tokė ose nė ujėrat nėn tokė.

5

  Nuk do tė pėrkulesh para tyre dhe as do t`i shėrbesh, sepse unė, Zoti, Perėndia yt, jam njė Perėndi xheloz qė dėnon padrejtėsinė e etėrve mbi fėmijve tė tyre deri nė brezin e tretė dhe tė katėrt tė atyre qė mė urrejnė,

6

  dhe unė pėrdor dashamirėsi pėr mijėra, pėr ata qė mė duan dhe qė zbatojnė urdhėrimet e mia.

7

  Nuk do ta pėrdorėsh emrin e Zotit, tė Perėndisė tėnd, kot, sepse Zoti nuk do tė lėrė tė pandėshkuar atė qė pėrdor kot emrin e tij.

8

  Mbaje mend ditėn e shtunė pėr ta shenjtėruar.

9

  Do tė punosh gjashtė ditė dhe nė ato do tė bėsh tė gjithė punėn tėnde;

10

  por dita e shtatė ėshtė e shtuna, e shenjtė pėr Zotin, Perėndinė tėnd; nuk do tė bėsh nė atė ditė asnjė punė, as ti, as biri yt, as bija jote, as shėrbėtori yt, as shėrbėtorja jote, as kafshėt e tua, as i huaji qė ndodhet brenda portave tė tua;

11

  sepse nė gjashtė ditė Zoti krijoi qiejt dhe tokėn, detin dhe gjithēka qė ėshtė nė to, dhe ditėn e shtunė ai pushoi; prandaj Zoti e ka bekuar ditėn e shabatit dhe e ka shenjtėruar atė.

12

  Do tė nderosh atin tėnd dhe nėnėn tėnde, me qėllim qė ditėt e tua tė jenė tė gjata mbi tokėn qė Zoti, Perėndia yt, po tė jep.

13

  Nuk do tė vrasėsh.

14

  Nuk do tė shkelėsh besnikėrinė bashkėshortore.

15

  Nuk do tė vjedhėsh.

16

  Nuk do tė bėsh dėshmi tė rreme kundėr tė afėrmit tėnd.

17

  Nuk do tė dėshirosh shtėpinė e tė afėrmit tėnd; nuk do tė dėshirosh gruan e tė afėrmit tėnd, as shėrbėtorin e tij, as shėrbėtoren e tij, as lopėn e tij, as gomarin e tij, as asgjė tjetėr qė ėshtė e tė afėrmit tėnd".

18

  Tani tėrė populli dėgjonte bubullimat, tingullin e borisė dhe shihte shkreptimat dhe malin qė nxirrte tym. Para kėsaj pamjeje, populli dridhej dhe qėndronte larg.

19

  Prandaj ata i thanė Moisiut: "Fol ti me ne dhe ne do tė tė dėgjojmė, por tė mos na flasė Perėndia qė tė mos vdesim".

20

  Moisiu i tha popullit: "Mos u trembni, sepse Perėndia erdhi qė t`ju provojė, dhe me qėllim qė frika e tij tė jetė gjithmonė para jush, dhe kėshtu tė mos mėkatoni".

21

  Populli, pra, qėndronte larg, por Moisiu iu afrua errėsirės sė dendur ku ndodhej Perėndia.

22

  Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Do t`u thuash kėshtu bijve tė Izraelit: "Ju vetė e patė qė kam folur me ju nga qielli.

23

  Nuk do tė bėni perėndi tė tjera afėr meje; nuk do tė bėni perėndi prej argjendi ose prej ari.

24

  Do tė bėsh pėr mua njė altar prej dheu dhe mbi tė do tė ofrosh olokaustet e tua, flitė e tua tė falėnderimit, delet dhe qetė e tua; nė ēdo vend ku do tė bėj qė emri im tė kujtohet, do tė vij te ti dhe do tė tė bekoj.

25

  Dhe nė rast se do tė ndėrtosh pėr mua njė altar me gurė, nuk do ta ndėrtosh me gurė tė latuar; sepse duke ngritur mbi to daltėn do t`i ndotėsh.

26

  Dhe nuk do tė ngjitesh nė altarin tim me anė shkallaresh, me qėllim qė mbi tė tė mos zbulohet lakuriqėsia jote"".

Eksodi 21

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: